Menaxhimi i pandemisë, Berisha: Shqipëria është kthyer në spital

berishaaa 1100x620

Ish-kryeministri Sali Berisha foli, në A2, për situatën e pandemisë në vend, dhe menaxhimin e saj deri tani nga qeveria, duke theksuar se është gabuar në shumë pika. Berisha u shpreh se Shqipëria është kthyer sot në spital, pasi sipas tij, janë refuzuar shtrimet në fillim të pandemisë.

“Gabimet më fatale ishin te kufizimi i testimeve dhe te refuzimi i shtrimeve. Sot, Shqipëria është kthyer e tëra në spital, vjedhjet masive në tenderime gjatë pandemisë. Gabim fatal ishte përcaktimi zyrtar i fondeve më të ulëta në botë për përballjen e pandemisë. Gabim fatal ishte hapja e shkollave, krijimi i komitetit, në konflikt të plotë interesi.

Unë shfrytëzoj këtë rast të bëj thirrje, të krijohet një komitet kombëtar për përballimin e fatkeqësisë më të madhe. Komiteti të jetë nën drejtimin e presidentit. Të krijohet Komiteti Kombëtar i Ekspertëve, me ekspertë ndërkombëtarë”, u shpreh Berisha.