Po gjykohet për kryengritje, Trump luan golf

Ndonëse karriera e tij politike është në një udhëkryq të madh, me demokratët që kanë nisur një proces në Senat për kryengritje, Donald Trump duket se nuk e vret mendjen dhe vijon të ndjekë pasionet.

Ish-presidenti është filmuar nga kamerat ndërsa luan golf në Palm Beach, në një kohë kur ndaj tij ngriheshin akuzat e rënda për ngjarjet e ndodhura në Kongres, ku mbetën të vrarë 5 persona.

Trump shfaqet i veshur me një bluzë të bardhë, ndërsa ndjek kursin e golfit, që tashmë është bërë i shpeshtë që pas 20 janarit.

Disa ditë më parë, Senati votoi çuarjen përpara të procesit gjyqësor ndaj Donald Trump, duke hedhur poshtë pretendimin se procedimi ndaj tij ishte antikushtetues.

Në seancë, senatorët dëgjuan akuzat e demokratëve, dhe në fund 56 anëtarë të Senatit votuan pro, dhe 44 kundër. Rezultati tregoi se edhe 6 republikanë votuan me demokratët.