Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Qentë i japin fund beqarisë për bamirësi

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2021, 20:07 | Lifestyle

Përpara ditës së të dashuruarve, këto krijesa me 4 putra vendosën t’i jepnin fund beqarisë… Ata u martuan në një ceremoni në Greenville, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga qendra e përkujdesjes së kafshëve.

Emrat e tyre janë Sasi dhe Sparrow. Kaluan eventin duke tërhequr vëmendjen e të ftuarve dhe duke ngrënë tortë, sigurisht, në mënyrën e tyre. Ata janë të mbijetuar të sëmundjeve të zemrës dhe “martesa” e tyre u bë për të grumbulluar fonde bamirësie, për të ndihmuar qen të tjerë të sëmurë.

Paula Church, koordinatore e qendrës së përkujdesjes së kafshëve, u shpreh: “Njoftimi me të vërtetë i madh që bëmë për këtë ngjarje është: nga tani e tutje, ne do të mbulojmë koston e trajtimit të sëmundjeve të zemrës në mënyrë që ta heqim atë pengesë për birësuesit”.

Si dhuratë për dasmën, qendra ka ulur tarifat e birësimit për një javë.

https://www.youtube.com/watch?v=uNBYXsOgd8M

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli