Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Qindra të pastrehë në radhë për ushqim në mes të dëborës dhe temperaturave deri në -14 gradë

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2021, 11:16 | Bota

Në mes të një pandemie dhe temperatush që arrijnë deri në -14 gradë celsius, qindra të pastrehë britanikë presin radhën për të marrë ushqim.

Fotografitë e shpërndara në internet dhe të bëra në Glasgow tregojnë radhët e gjata të njerëzve në mes të stuhisë së dëborës.

Autoritetet paralajmërojnë që gjërat do të përkeqësohen edhe më shumë pasi numri i personave që regjistrohen për ushqim falas nga komuniteti, po rritet brenda ditës.

Konkretisht, numri i njerëzve që marrin ushqim falas është dyfishuar që nga fillimi i pandemisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë