Rënie rekord, koronavirusi kthen 7 vite pas ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar

1 57 1100x620

Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar ra me 9.9% në vitin 2020, duke zhdukur shtatë vitet e rritjes buxhetore në vend dhe duke e kthyer ekonominë në të njëjtin nivel që ishte në 2013.

Kjo është rënia më e madhe vjetore e Prodhimit të Brendshëm Bruto të regjistruar ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ekonomia e vendit pa disa shenja përmirësimi në muajt e fundit të vitit që lamë pas. Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 1% në tremujorin e katërt, por megjithatë gjurmët e koronavirusit ishin të forta.

Kishte rritje në shërbime, ndërtim dhe prodhim, megjithëse të gjitha këto industri mbeten nën nivelet parapandemike.