Shkeli masat e pandemisë, gjobitet me 5 milionë lekë ministri Blendi Klosi

klosi blendi 600x338

Policia ka gjobitur me 5 milionë lekë ministrin e Turizmit, Blendi Klosi, pasi organizoi një takim në kundërshtim me masat anti-covid.

Po ashtu, është gjobitur me 1 milion lekë pronari i lokalit ku është mbajtur një takimi.

“Shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 5.000.000 lekë, shtetasin B. K., përfaqësues i një subjekti politik, pasi ka organizuar një aktivitet duke grumbulluar persona, në kundërshtim me pikën 2 të nenit 3 të Aktit normativ Nr. 3 të datës 15.05.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, shtetasin K. H., pronari i subjektit, pasi ka lejuar zhvillimin e këtij aktiviteti në subjektin në pronësi të tij, në kundërshtim me Aktin Normativ”, njofton policia.