Shpërthen koronavirusi pas dasmës së sipërmarrësit të njohur italian

Untitled collage 9 1 1100x620

Një shpërthim koronavirusi me disa raste pozitive shpërtheu pas ceremonisë së dasmës, në Romë, të sipërmarrësit barez Gianpaolo Tarantini, i njohur vitet e fundit për festat me eskorta, të organizuara në rezidencën e ish-kryeministrit, Silvio Berlusconi.

Dasma u organizua më 31 janar kur Lazio ishte ende në zonën portokalli, dhe në të morën pjesë disa të ftuar nga Puglia, të cilët pasi u kthyen në Bari, ndjenë simptoma dhe më pas u konfirmuan pozitivë me koronavirus.

Televizioni italian, TgNorba, publikoi imazhet e festës, të mbajtura në një hotel në qendër të kryeqytetit, në të cilin bashkëshortët dhe të ftuarit mund të shihen pa maska, duke parashikuar infektimin.

Një i ftuar në ceremoni konfirmoi për ANSA-n se janë katër raste pozitive të konstatuara deri më tani, të gjitha në Bari, nga gjithsej 20 të ftuar për drekë. Po ashtu sipas këtij burimi, testet që ishin pozitive me Covid datojnë rreth një javë më parë.

Autoritetet shëndetësore po rindërtojnë zinxhirin e kontakteve për të kufizuar çdo përhapje të mëtejshme të infeksionit.