Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Tifozja shpjegon pse ia tregoi Nadalit gishtin e mesit

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2021, 17:14 | Sporte të tjera

Tifozja që i tregoi gishtin e mesit tenistit Rafael Nadal gjatë ndeshjes së spanjollit ditën e enjte, shpjegoi pse e bëri atë gjest ndaj spanjollit.

Me emrin e rremë “Lisa”, gruaja shpjegoi gjithçka në programin australian “3AW”, duke thënë se fituesi i 20 Grand Slam-eve është shumë i mërzitshëm.

“Nuk më pëlqen fare Nadali. Mendoj se është shumë i mërzitshëm dhe bën përherë ato ritualet e veta para se të shërbejë. Unë isha në arenë sepse doja të shikoja ndeshjen Gauff-Svitolina, por rastisa te ndeshja e atij të mërzitshmit. Fakti që fotot e mia u bënë virale, tregon qartë sa të mërzitshme janë ndeshjet e Nadalit. Nëse ai nuk do të ishte i mërzitshëm, njerëzit nuk do të merreshin me një tifoze”, tha gruaja.

“Unë vetëm sa i thashë t’i linte ato prekjet e veshit e hundës dhe të shërbente shpejt. Kaq i thashë. Ai më pa dhe i tregova gishtin”, shtoi “Lisa”.

https://a2news.com/2021/02/11/tifozja-i-tregon-gishtin-e-mesit-nadalit-reagimi-i-spanjollit-eshte-i-vecante/

A2 CNN Livestream

Dita jonë