Tomini shpjegon arsyet pse refuzuam Sputnik V

12 SHKURT DITARI 19 00 PJ 1 CLEAN frame 65208 1100x620

Në një kohë kur Serbia po ecën me ritme të shpejta në procesin e vaksinimit, duke çdo vaksinë, mjafton që të jetë e sigurtë dhe e efektshme, vendi ynë është përqëndruar te Pfizer, Astrazeneca dhe ka përpjekje edhe për vaksinën Moderna.  E pyetur në Ditari në A2 CNN se pse Shqipëria refuzoi vaksinën ruse, zëvendësministrja e Shëndetësisë u shpreh se objektivi i qeverisë ishte për të marrë vaksinën e parë të certifikuar nga organizata ndërkombëtare të licensuara si EMA apo FDA.

“Dy qëllimet kryesore të qeverisë shqiptare për imunizimin e popullatës. Ishte objektiv për të marrë vaksinën e parë të certifikuar nga organizata ndërkombëtare të licensuar si EMA apo FDA dhe dhe për të pasur vaksinën e parë të licensuar dhe sa më shpejt për t’u aplikuar, ndërkohë që edhe vaksinat ruse rishtas kanë fituar certifikimin dhe ajo kineze gjithashtu, por Pfizer ishte në listën e parë. Tratativat me Pfizer kanë filluar gati në 6 mujorin e parë të vitit që lamë pas, prandaj tendenca ka qenë për vaksina që i kanë përkrahur dhe aplikuar shtete evropiane. Asnjëherë nuk thuhet jo për vaksina të tjera, por të sigurta e certifikuara dhe ky do jetë objektivi në vijim të strategjisë së imunizimit në vend”.

Tomini kujtoi që pas 15 shkurtit do të vijnë fillimisht 10 mijë doza nga Pfizer që do të jenë për personelin shëndetësor dhe të alternuar me grupin e riskut që janë personat mbi 75 vjeç.

“Qeveria shqiptare ka patur kanalet e komunikimit me Pfizer, Astrazeneca dhe përpjekje edhe për Moderna. Sipas planit pas datës 15 shkurt ka plan për 10 mijë doza e më pas 20 mijë të tjera, Astrazeneca ka shprehur shpërndarjen mes 180 vendeve me 20% të mbulesës të popullatës sipas programit në të gjithë vendet që janë në instrumentin Covax. Brenda javës tjetër vjen sasia tjetër e Pfizer që do jetë për personelin shëndetësor i alternuar më pas me grupet e riskut mbi 75 vjeç”.

E pyetur për protokollet e mjekimit dhe skandalet e publikuara në media, Tomini i bëri thirrje popullatës që të jetë bashkë për të minimizuar këtë fenomen.

“Duhet të zbehet fakti kundrejt spitaleve publike dhe duke parë fenomenet e tjera, i bëj thirrje popullatës që të jemi bashkë për një qëllim për të minimizuar këtë fenomen që baltos bluzat e bardha. Duhet të gjykohen nga prokuroria dhe të mos ketë hezitim për shërbimin spitalor. Trajtimi ambulator po zbatohet”.