Viktoria në izolim nga varianti i ri i koronavirusit, “Australian Open” do të zhvillohet pa spektatorë

Untitled collage 54 1100x620

Shteti australian i Viktorias do të futet sërish në izolim, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e variantit britanik të koronavirusit, i cil ka shënuar të infektuarit e parë në vend.

Autoritetet deri më tani kanë konfirmuar 13 raste, të cilat vijnë nga një punonjës i një hoteli karantine në Melburn.

“Ne po përballemi me një lloj të ri armiku. Një virus më i zgjuar, më i shpejtë dhe më infektues”, tha kryeministri i Viktorias, Daniel Andrews. “Derisa të kemi një vaksinë, ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbajtur larg këtë virus.”

Izolimi zgjat deri të mërkurën, ndërsa turneu i tenisit “Australian Open” do të zhvillohet në kryeqytetin Melburn.

Këtë herë një nga ngjarjet sportive më të mëdha të vitit do të zhvillohet pa spektatorë dhe nën kushte të rrepta sigurie.

Para këtij shpërthimi, Viktoria nuk ka pasur infeksione lokale për 28 ditë, ndërsa një vit më parë ka përjetuar një nga izolimet më të gjata në botë, për të luftuar valën e dytë të koronavirusit.