Yuri Kim: E falënderova kreun e SPAK për arrestimet e fundit, po shohim rezultatet e Reformës në Drejtësi

EuCMUC9XIAAGKJ6 1100x620

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, vlerësoi edhe punën e SPAK, pas zhvillimeve të fundit, mes të cilave arrestimi i gjyqtare së Krujës, Enkeleda Hoxha, e cila u vu në pranga bashkë me disa të tjerë, si pjesë e një skeme korrupsioni në sistemin e drejtësisë.

“U takova një vit më parë me Arban Krajën”, shkruan Kim. “E telefonova sot, e falënderova dhe e inkurajova për hetimet, arrestimet dhe dënimet e fundit të SPAK. Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë, ose e përkryer, por po i shohim tani rezultatet. Të ecim përpara bashkë, hap pas hapi”.