Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Zgjedhjet në Kosovë, fluks kthimesh për të marrë pjesë në votime

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2021, 08:07 | Kosova
Zgjedhjet në Kosovë, fluks kthimesh për të marrë

Zgjedhjet në Kosovë mbahen të dielën dhe gjatë kësaj fushate elektorale, të pazakontë dhe të shkurtër, partitë politike pjesëmarrëse në to i kanë bërë thirrje shtetasve që banojnë jashtë të kontribuojnë me votën e tyre.

Pavarësisht se jemi në pandemi, aeroporti “Adem Jashari” i Prishtinës raporton për një fluks të shtuar linjash ajrore që pritet të fillojnë sot dhe përfundojnë të dielën e zgjedhjeve.

Pavarësisht se Kosova iu jep mundësinë e votës me postë shtetasve të saj mesa duket shumë persona kanë preferuar të jenë të pranishëm dhe këtë e konfirmojnë 45 avionë të linjave të ndryshme me prejardhje nga shtete të ndryshme do të ulen në pistën aeroportuale të Prishtinës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë