“25 prilli referendumi i tretë dhe i vërtetë”, Meta: Askush nuk do guxojë të prekë votën

meta 7 1100x620

Presidenti i Republikës ka deklaruar nga Saranda se më 25 prill shqiptarët do të marrin në duar fatet e veta për të rivendosur demokracinë dhe rendin kushtetues, që sipas tij është tronditur rëndë.

“Nuk do ketë klimë të rënduar pas 25 prillit, por të përmirësuar. Pas asaj dite që  unë vlerësoj si referendum të popullit për të rivendosur demokracinë dhe rendin kushtetues që është tronditur rëndë dhe për të marrë veten. Populli shqiptar të marrë në duar fatet e veta dhe të familjes së tij dhe për këtë i garantoj që askush nuk do guxojë të prekë votën e qytetarëve të Sarandës e Shqipërisë”.

Ai bëri thirrje që të të ndëshkojnë me votë çdo forcë politike që u bën presion me vendin e punës apo forma të tjera.

“U bëj thirrje të votojnë kundër çdo force politike që u bën presion me vendin e punës dhe  bukën e gojës apo forma të tjera dhe të ndëshkojë këdo me votë”.

I pyetur për mundësinë e manipulimit të votave, Presidenti tha se ua ka bërë të qartë që të heqin dorë nga këto ëndrra, pasi ky është referendumi i tretë dhe i vërtetë i popullit shqiptar.