Akuzohej për kryengritje, pushohet çështja ndaj ish-presidentit Trump

Trumpppp 1100x620

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka marrë pafajësinë në procesin e “impeachment” që e akuzonte për kryengritje gjatë ngjarjeve të 6 janarit, ku mbështetësit e tij, arritën të hynin në Kapitolin e Uashingtonit.

Më shumë se 34 senatorë votuan për pafajësinë e tij, duke arritur numrin e mjaftueshëm për pushimin  e çështjes.

Kjo ishte hera e parë që një president amerikan kalonte për herë të dytë në një proces të tillë. Në janarin e vitit 2020, Trump u akuzua për abuzim të pushtetit dhe pengesë ndaj Kongresit, për historinë e furnizimeve me armë të Ukrainës dhe presioneve ndaj presidentit të atij vendi,  Volodymyr Zelensky të hetonte për korrupsion Hunter Biden, djalin e rivalit politik, dhe tashmë president i SHBA,  Joe Biden.

Sipas avokatit mbrojtës të Trump Michael van der Veen, e gjithë procedura ka qenë “një hakmarrje e gjatë e demokratëve dhe një gjueti shtrigash”.