Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Pastrim parash, Gjykata vendos "arrest me burg" për mjekun Edvin Prifti

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2021, 19:34 | Aktualitet

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka lënë në burg mjekun kardiolog Edvin Prifti i cili u pezullua nga detyra pas hetimeve të SPAK. Në seancën e verifikimit të masës së sigurisë “pezullim nga detyra” prokurorët e SPAK kanë ndryshuar qëndrim për mjekun. Referuar shumës së parave të gjetura në banesën e tij, prokurorët kanë ngritur dyshime për një akuzë tjetër, atë të “pastrimit të parave”. Për këtë shkak SPAK kërkoi masën e sigurisë “arrest në burg” për mjekun. Por në deklaratën e tij para gjykatës, mjeku u shpreh se 220 mijë eurot i ka fituar nga çmimet ndërkombëtare. SPAK ra në gjurmët e Priftit gjatë hetimit për korrupsion në Gjykatën e Krujës. Sekretarja Emanuela Mallkucci u përgjua tek fliste për dhënie rryshfeti mjekut me qëllim operimin pa radhë të nënës së saj. Në sallën e gjyqit, përmes avokatit, Mallkuçi ka mohuar faktin. Ajo ka pretenduar se ka bërë biseda duke menduar se i duheshin lekë, por nuk i ka dhënë para as mjekut, as infermieres.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani