Basha i bllokuar në aksin Milot-Lezhë: Qeveria dështoi, nuk ndihmon qytetarët

basha 1 1 1100x620

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pohuar se ndodhet i bllokuar, si qindra shtetas të tjerë, në aksin e rrugës Milot- Lezhë, e paralizuar prej orësh nga reshjet e shumta të dëborës.  

“Prej disa orësh jam i bllokuar në rrugë dhe situata paraqitet e vështirë. Situata zgjidhet duke marrë masat paraprake. Reshjet e dëborës dhe ngricat priteshin prej ditësh dhe duhet të ishin marrë masat. Qeveria ka dështuar turpshëm për t’ju qëndruar pranë banorëve”, ishin fjalët e kryetarit të opozitës.

Më parë, reagoi presidenti Ilir Meta, që i bëri apel institucioneve të ndihmojnë qytetarët në vështirësi,  dhe i bëri thirrje prokurorisë të reagojë ndaj zyrtarëve që sipas tij nuk po i japin atyre shërbimin e duhur.