
Kryeministri italian Mario Draghi dhe 23 ministrat që ai ka zgjedhur janë betuar sot para presidentit, Sergio Mattarella.
Pas kësaj një tjetër ceremoni është parashikuar në Palazzo Chigi për kalimin e detyrës nga ish-kryeministrit Giuseppe Conte te Draghi.
Me përfundimin e këtyre ceremonive hyn në funksion qeveria e re e Mario Draghit dhe së shpejti do të ketë një mbledhje të parë të saj.