Bora bllokon dhjetëra automjete në aksin Burrel – Skuraj

burrel 1100x620

Prej disa orësh në aksin rrugor nacional Burrel – Skuraj dhjetëra automjeteve kanë mbetur të bllokuara për shkak të reshjeve të borës. Në mungesë të borëpastrueseve, shumë automjete e kanë patur të pamundur qarkullimin duke bllokuar totalisht lëvizjen.

Mes të bllokuarve është edhe një kortezh mortor. Autobusë të transportit publik, mjete familjare me gra e fëmijë, po qëndrojnë në rrugë prej disa orësh, nuk shihet asnjë ndërhyrje e autoriteteve.