Çështja e detit, Meta nga Saranda akuza Ramës: Nuk ka treguar transparencë dhe bashkëpunim

meta 2 1100x620

Mosmarrëveshjet për çështjen e detit mes Greqisë dhe Shqipërisë, duhet të zgjidhen sipas normave Kushtetuese dhe atyre ndërkombëtare. Është ky qëndrimi i presidentit Ilir Meta, i pyetur nga gazetarët në Sarandë.  Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk ka treguar transparencë dhe bashkëpunim serioz.

“Nuk kam asnjë arsye të veçante përse të bëj komente të e veçanta nga Saranda, por ju e dini se ka një vendim të posaçëm të Gjykatës Kushtetueses të kërkuar nga opozita e asaj kohe dhe kryetari i asaj kohë, që sot është dhe kryeministër z. Rama dhe unë kam qenë gjithmonë për zgjidhjen kushtetuese, për zgjidhje sipas normave ndërkombëtare. Të gjitha veprimet e mia kanë qenë konform kushtetutës, por për fat të keq nga ana e kryeministrit nuk ka pasur transparencë dhe as bashkëpunim serioz, siç e meriton një çështje kaq e madhe. Kjo është një çështje që zgjidhet njëherë e përgjithmonë dhe duhet zgjidhur në mënyrën më të drejtë për të dyja vendet dhe t’i shërbejë miqësisë mes të dyja vendeve”.