COVID dhe moti ekstrem, Manastirliu: Gati skenari për përfshirjen e 5 spitaleve rajonale

manastirliu 4 1100x620

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu vizitoi spitalin universitar të Traumës, për masat e marra për përballimin e situatës së krijuar nga moti ekstrem. Sipas saj “ e gjithë Shëndetësia është në gatishmëri për të pritur rastet e urgjencave dhe emergjencave”.

Ndërkohë, ministrja foli sërish për masat anti-covid që priten pas shtimit të rasteve në javët e fundit. “Situata në spitalet Covid është një situatë e kontrolluar, por numrat e pacientëve që marrin shërbime janë duke u rritur ditë pas dite. Gjatë kësaj periudhe spitalet rajonale kanë trajtuar raste post-covid, pra janë të përgatitur dhe ne kemi investuar për rritjen e kapaciteteve në këto spitale”, deklaroi ajo.  

Sipas saj, “spitalet rajonale janë të gatshme për të ofruar shërbime dhe do të kemi funksionimin e skenarit të parë, siç e kemi thënë, me 5 spitalet e para rajonale në momentin që do të kemi një mbingarkesë të kapaciteteve të 4 spitaleve të Tiranës si dhe në rast të vështirësive të transportit si pasojë e motit të keq”.