Covid, humb jetën ish-presidenti i Tiranës

seferi metush 2 1100x620

Një tjetër humbje në botën e futbollit na trishton sërish. Virusi i mori jetën Metush Seferit, ish-presidentit të Tiranës, që fatkeqësisht nuk ia doli të fitojë betejën me virusin COVID-19.

Metushi dha një kontribut të vyer në radhët e skuadrës kryeqytetase në vitet ’90 duke fituar disa tituj kampion, e duke mbetur në mendjet e tifozëve të Tiranës.