Dëbora mbulon Pogradecin, vështirësi në lëvizje

Dëbora ka mbuluar mëngjesin e sotëm edhe qytetin e Pogradecit, ndërkohë që e githë Juglindja është përfshirë nga reshjet e dëborë.

Akset nacionale lëvizen me vështirësi për shkak të pranisë së dëborës. Akset Voskopojë, Dardhë, Qarr kalohen vetëm me zinxhirë, ndërsa në akset e tjera rekomandohet shpejtësi e ulët dhe goma dimërore. Dëbora ka kaluar trashësinë 10 cm, ndërsa kompanitë janë në terren për kriposje, por intensiteti i dëborës e bën situatën e vështirë.

Deri tani nuk raportohen probleme me energjinë elektrike. Ndërsa në zonat malore qarkullimi bëhet vetëm me zinxhirë.