Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ekspertët britanikë: Nuk ka prova që vaksinat dëmtojnë pjellorinë

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2021, 12:17 | Bota
Ekspertët britanikë: Nuk ka prova që vaksinat dëmtojnë

Pretendimet në mediat sociale se vaksina kundër Covid mund të ndikojë në pjellorinë e grave janë të pabazuara, kanë deklaruar ekspertët.

Postimet kanë sugjeruar gabimisht se vaksina Pfizer mund të shkaktojë infertilitet tek gratë, ose të shkaktojë që trupat e tyre të sulmojnë placentën.

“Por nuk ka asnjë mekanizëm të besueshëm biologjik" me të cilin vaksina mund të ndikojë në pjellorinë tuaj”, thotë Prof Lucy Chappell, një profesor në obstetrikë në King's College London dhe zëdhënës i Kolegjit Mbretëror të Obstetërve dhe Gjinekologëve.

Vaksina funksionon duke dërguar një mesazh në trup dhe duke e lejuar atë të prodhojë një fragment të vogël, të parrezikshëm të karakteristikës dalluese të koronavirusit “spike”.

Kjo e shtyn sistemin imunitar të fillojë veprimin, duke prodhuar antitrupa dhe qeliza të bardha të gjakut për të luftuar virusin dhe duke e njohur nëse e has përsëri.

“Nuk mund t’ju ​​japë virusin dhe nuk ka asnjë mënyrë që të ndikojë në informacionin tuaj gjenetik”.

Këto grimca të dërguara janë jashtëzakonisht jetëshkurtra, që japin mesazhin e tyre dhe pastaj shkatërrohen. Kjo është arsyeja pse vaksina Pfizer në veçanti duhet të ruhet me kaq kujdes, pasi materiali gjenetik prishet dhe bëhet i padobishëm shumë lehtë.

Një virologe në Universitetin e Leeds Prof. Nicola Stonehouse, ,tha se nuk kishte asnjë mënyrë të mundshme që kjo mund të kishte një ndikim në shëndetin riprodhues.

Pavarësisht konfuzionit të njerëzve në lidhje me vaksinën, Prof Chappell, theksoi se ka shumë prova nga vaksinat e tjera, që ato nuk kanë asnjë ndikim në pjellori dhe janë plotësisht të sigurta dhe rekomandohen për përdorim gjatë shtatzënësisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë