Erëra të forta dhe reshje bore përfshijnë qarkun e Kukësit

ere ne kukes 1100x620

Qarku i Kukësi është përfshirë këtë të shtunë nga një mot i acartë  me erëra të forta dhe reshje bore. Deri më tani  në zona të thella shkon deri 5 cm në orët e para të mëngjesit. Ne tre qytetet e verilindjes reshjet e borës janë me intensitet të ulet pa krijuar shtresë. Firmat kontraktore kanë punuar prej orëve të para të mëngjesit në rrugët që sipas tyre paraqesin probleme nga ngricat dhe bora, ndërsa këshillohet për drejtuesit e mjeteve kujdes maksimal në akset kryesore për shkak të prezencës së borës. 

Policia rrugore ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga përdoruesit e rrugëve. Apeli i tyre lidhet me pajisjen e mjeteve me goma dimërore dhe zinxhirët, u drejtohet drejtuesve të mjeteve.

Erëra të forta në Kukës

Sipas Komisionit të Mbrojtjes Civile pranë Prefekturës Kukës mësohet se rrugët nacionale të gjitha janë të kalueshme normalisht. Nga kontraktorët  po punohet me kapacitetet e plota të tyre për kriposjen dhe largim inertesh në ato segmente rrugore ku ka problematika dhe janë në gatishmëri për përballimin e kësaj situate.

Rrugët rurale në inventar të bashkive janë të qarkullueshme. Furnizimi me  ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku. Furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë Qarkun Kukës. Deri në këto momente nuk raportohen emergjenca shëndetësore. Të gjitha strukturat përgjegjëse, kanë marrë masat për përballimin e situatës si rezultat i kushteve të përkeqësuara të motit. 

Reshje të dendura dëbore në rrugën e Kombit