“Impeachment” ndaj Trump, avokati mbrojtës: Akuzat ndaj tij, një gënjeshtër monstruoze

MB TRUMP frame 633 1100x620

Ekipi ligjor i ish-presidentit Donald Trump e ka cilësuar akuzën për “nxitje të kryengritjes”, një gënjeshtër monstruoze, teksa paraqiti përpara senatit amerikan provat që rrëzojnë akuzat ndaj tij.

Avokati Michael Van Der Veen e quajti procesin e “impeachment” të nisur ndaj Trump, si një lëvizje të motivuar politikisht nga demokratët. Shumica e republikanëve kanë deklaruar deri më tani se do të votojnë kundër dënimit të ish presidentit, edhe pse për këtë mjafton vota e vetëm 17 prej tyre. Ekipi që përfaqëson ish-presidentin mori vetëm 4 orë kohë për mbrojtjen, në përpjekje për të përshpejtuar sa më shumë fundin e gjyqit.

Por për demokratët më shumë se 4 orë filmime, Brenda dhe jashtë godinës së Capitol Hill janë mëse të mjaftueshme për të provuar akuzat ndaj ish presidentit amerikan, nisur edhe nga fjalimi i tij në po të njëjtën ditë.

Avokati i Trump tha se senati duhet të marrë për bazë edhe mesazhet e para të Trump në Twitter atë ditë, në të cilat shkruante: “Ruani qetësinë” dhe “Jo dhunës sepse ne jemi partia e rendit dhe ligjit”.