Japoni, tërmet i fuqishëm, jo larg nga Fukushima

Japoni 1100x620

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Japoninë veriore. Lëkundjet, që kanë filluar rreth orës 15.08 të sotme, ishin tejet të forta, të magnitudës 7.1.

Nuk regjistrohen deri më tani dëme të mëdha, dhe viktima, por rreth 800 mijë persona gjenden pa energji elektrike, edhe në afërsi të kryeqytetit Tokyo.   

Epiqendra u përcaktua rreth 50 kilometra nga qyteti i Namie, jo larg qytetit të Fukushimës, të goditur nga një tërmet katastrofik i magnitudës 9.0 dhe cunami pasues në mars të vitit 2011, që shkaktoi rreth 20 mijë viktima, dhe dëmtoi centralin bërthamor që ndodhej aty, në atë që përcaktohet si aksidenti bërthamor më i rëndë në vend, pas tragjedisë të bombardimit  të Hiroshimës dhe Nagasakit gjatë Luftës së Dytë Botërore.