Kukësi mund Tiranën, Vllaznia gjithmonë e më lart, fitojnë Partizani dhe Laçi

Kanë mbaruar ndeshjet e javës së 19-të të Superiores, ku spikat fitorja në transfertë e Kukësit ndaj Tiranës. Ekipi i Mirel Josës fitoi me rezultatin 0-2 me golat e shënuar nga ylli i tyre Ibraimi me penallti në të 17-ën, dhe nga Limaj në minutat shtesë të ndeshjes.  

Me këtë fitore Kukësi kalon Tiranën, në kuotën e 29 pikëve dhe në vendin e pestë. Kryesuesja Vllaznia fiton minimalisht me 1-0 kundër Apolonisë të italianit Cammarata, me gol të Shehit në të 57-in minutë.

Ekipi i Brdaric ngjitet në kuotën e 40 pikëve, 6 më shumë se Partizani i cili dominoi 3-0 Kastriotin, me golat e sapo të ardhurit Stenio Zhunior, Asanit dhe Kardozos.

Laci barazon me pikë Teutën, pas një fitore plot tension kundër Bylisit të fundit në klasifikim. Goli i fitores erdhi nga Malota në minutën 71.