Pas përmbytjeve erdhi bora, paralizohet kategoria e parë, luhet vetëm një ndeshje

bora ndehsjet 1100x620

Përpos Kategorisë Superiore, në fushë duhej të zbriste edhe Kategoria e Parë. Por, ndeshja e vetme që u luajt në nivelin e dytë të futbollit shqiptar ishte Erzeni-Oriku. Të gjitha takimet e tjera janë shtyrë, pasi fushat janë mbuluar nga dëbora, apo në zona të caktuara rreshjet kanë bllokuar qarkullimin.

Besëlidhja-Partizani B, Pogradeci-Besa dhe Burreli-Vora janë anuluar për shkak të rreshjeve me intensitet të lartë, si në rastin e Lezhës, ku të dy ekipet u paraqitën në fushë, por ishte I pamundur zhvillimi normal i ndeshjes.

Bllokimi i rrugëve ka ndikuar në sfidat e parashikuara të luheshin në Pogradec dhe drejt Burrelit, ku udhëtimi I skuadrave ishte I rrezikshëm, madje edhe I pamundur të realizohej.

Dëbora ka ndikuar edhe në ndeshjen Korabi-Veleçiku, e cila është anuluar, me kalendarin e Kategorisë së Parë që vazhdon të vuajë për shkak të kushteve atmosferike dhe infrastrukturës jo të mirë, ku fushat bëhen të papërshtatshme për ndeshje futbolli.