Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Portieri sërish qesharak, Liverpool mposhtet nga Leicester

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2021, 18:20 | Futboll

Liverpool që kemi mësuar të njohim në dy vitet e fundit, pothuajse nuk ekziston më. Djemtë e Jurgen Klopp po përjetojnë krizën më të rëndë të viteve të fundit, pas dominimit të sezonit të kaluar dhe fitores në Champions League, dy sezone më parë.

Pas disfatës me rivalët e Manchester Ciuty, sot “Reds” janë mposhtur 3-1 nga Leicester. Ashtu si në ndeshjen ndaj ekipit të Guardiolës, edhe sot protagonist negativ ka qenë portieri brazilian Allison, që në fillim të vitit cilësohej si një nga tre gardianët më të fortë në botë, por që në këtë fazë të sezonit kujton më shumë ish-portierin Karius sesa një Neuer.

Gabimi i portierit Allison

Pikërisht një gafë e tij, ku doli praktikisht “huq”, i hapi portën bomberit Vardy në minutën 81, duke zhbllokuar një ndeshje në ekuilibër falë golit të bukur të Salah në minutën 67, dhe atij të Maddison në të 79-ën.

Katastrofa e Liverpool përmbyllet me golin e Barnes në të 85-ën, me Leicester që në klasifikim ndodhet në vendin e dytë me ambicie të shtuara, ndërkohë që Klopp tashmë duhet të shikojë mbrapa, sepse zona Champions nuk duket aspak e sigurt.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani