Prokuroria kërkon arrest me burg për mjekun kardiolog Edvin Prifti

mjeku 1 1100x620

Ka dalë sot para Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit për t’u njohur me masën e sigurisë mjeku kardiolog Edvin Prifti.

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për mjekun kardiolog Edvin Prifti,  i cili është pezulluar nga detyra pas hetimeve të SPAK.

Bëhet e ditur se mjekut i është shtuar dhe akuza e pastrimit të parave pas shumës së madhe të lekëve që iu gjet në shtëpinë e tij.

Emri i mjekut kardiokirurg dhe infermieres së QSUT-së dolën pas hetimeve të SPAK për rastin e lirimit të një të dënuari me 25 vite burg në Fushë-Krujë, ngjarje për të cilën u arrestuan 10 persona mes të cilëve edhe gjyqtarja Enkeleda Hoxha.

Gjatë hetimit ka rezultuar gjithashtu edhe se e hetuara Manuela Mallkuçi i ka dhënë drejtpërdrejt përfitim të parregullt shtetasit Edvin Prifti, me qëllim që ky i fundit të bënte operacion mamanë e saj.

Gjatë aksionit të SPAK, mjekut Prifti iu gjetën 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë të ndara mes zyrës dhe banesës.