Rëndohet situata e përmbytjeve në Shkodër, përmbyten 9 shtëpi rrezikohen 131 të tjera

MB SHKODRA RRESHJET frame 0 1100x620

Është rënduar situata e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës. Nga të dhënat më të fundit mësohet se 9 shtëpi janë përmbytur, ndërkohë që në 131 shtëpi  të Njësisë Administrative Dajç ka prezencë uji. Qarkullimi është vështirësuar jashtëzakonisht ndërsa banorët kërkojnë që një mjet ushtrie të lihet në dispozicion për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore. Po kështu ka probleme edhe të energjisë elektrike, ndërsa ka nevojë për bazë ushqimore për gjënë e gjallë. E njëjtë paraqitet edhe në njësinë administrative Ana e Malit, ku banesat vijojnë të qëndrojnë të rrethuara nga uji.

Situata e përmbytjeve në qarkun Shkodër

Hidrometri shënon 6.80 cm. 1900 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq ,Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore.

Rrugë të bllokuara Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësie e ujit arrin 150 cm në rrugë.

Shtëpi të përmbytura 9. Prezencë uji në oborre 131 shtëpi, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 30, Rrushkull 1, Suka 9.

Është bërë e pamundur lëvizja me vetura në lagjen Mazija- Suka Dajç. Është e pakalueshme rruga Belaj- Pentar, vetëm me mjete të larta të ushtrisë kalohet.

Rruga kryesore e Darragjatit kalohet vetëm me mjete të tonazhit të lartë.

Rruga kryesore Dajç është vështirësuar jashtëzakonisht lëvizja me vetura, në drejtimin Dajç rruga nacionale Shkodër- Velipojë.

Kërkohet që të lihet në dispozicion një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore.

Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek Dispeçeri Mushan. SPZ e zonës në gatishmëri .

Qendrat shëndetësore në gatishmëri. Energji elektrike kemi, ndërprerje të hërëpashershme. Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2m. Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë është e madhe.

Situata e përmbytjeve në Nj.A. Berdicë vazhdon të jetë e njëjtë si një ditë më parë:

1200 ha tokë bujqësore e përmbytur në fshatrat Trush- Berdicë e Madhe, Berdicë e Mesme, Berdicë e Sipërme.

Janë rreth 50 shtëpi banimi të rrethuara nga uji (kryesisht në fshatin Trush).

Janë 5 shtëpi në fshatin Berdicë e Mesme dhe Berdicë e Madhe. Prezencë uji ka në lagjen Maksuti, Qokthi ,Tula ,Xhurreta dhe tek rruga e Bostanishtes (e pakalueshme me vetura).