Rrëshqitje dherash në Vlorë-Orikum, gurët rrezikojnë mjetet

Vlore Orikum Rreshqitje 1100x620

Rreth orës 21:00 të mbrëmjes në aksin rrugor Vlorë-Orikum, në vendin e quajtur ”kalaja”,  ka patur rrëshqitje të dherave dhe gurëve buzë rrugës, të cilat kanë vënë në rrezik automjetet që kalonin aty, të pajisura me autorizim.

Në vendin e rrezikuar kanë mbërritur uniformat blu të qytetit të Vlorës, ku kanë vendosur sinjalistikën përkatëse në rrugë.

Një nga gurët më të rrezikshëm

Nuk është hera e parë që në këtë aks rrugor të kemi rrëshqitje të dherave dhe gurëve të cilat vënë në rrezik lëvizjen e automjeteve që kalojnë në këtë aks rrugor.