Spezia e Ismajlit bën mrekullinë, bie Milani kryesues

Milan Ismajli 1100x620

Pas fitores së Napolit ndaj Juventusit, surpriza e madhe e Serisë A vjen nga La Spezia, ku vendasit arritën të mposhtin kryesuesit e Milanit me rezultatin e pastër 2-0.

Një verdikt i merituar, ky, për një ekip që mund të cilësohet si surpriza më e këndshme e këtij viti, falë edhe një loje që preferon sulmin.

Pikërisht loja sulmuese befasoi kuqezinjtë të paktën për 70 minuta, ku Spezia pati raste të shumta për të shënuar, të konkretizuara në pjesën e dyte nga golat e Maggiore në minutën 56 dhe Simone Bastoni në të 67-ën. Milani i Ibrahimovic tentoi një reagim, por të pamjaftueshëm ndaj një ekipi me një mbrojtje në ditë të mirë, ku spikati kuqeziu shqiptar Ardian Ismajli.

Një tjetër Bastoni, mbrojtësi Alessandro, ndërkohë po “fërkon” duart, nga momenti  që Interi i tij me një fitore ndaj një ekipi të vështirë si Lazio mund të marrë kryesimin e Serie A.