Trashësia e borës në Voskopojë e Dardhë arrin mbi 20 cm, qarkullimi me zinxhirë

Reshjet e borës dhe era e fortë në Qarkun Korçës kanë sjellë probleme në qarkullimin e lëvizjes së automjeteve në qarkun e Korçës. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë në rrugën Qafa e Qarrit, rruga e Dardhës, rruga Voskop – Voskopoje për mjetet e vogla

Në akset nacionale lëvizja kryhet me zinxhirë. Në Udenisht rruga është bllokuar për shkak edhe të aksidenteve, ndërsa dhjetëra automjete ishin në radhë.

Në zonat e ulëta trashësia 10 cm në Voskopojë dhe Dardhë trashësia 20 cm dhe nëse reshjet vijojnë me këtë intensitet pritet të dyfishohet.

Në Voskopojë e Dardhë qarkullimi kryhet me zinxhirë, në Qafën e Qarrit ka pasur bllokim të qarkullimit për rreth 15 minuta, por ndërhyrja e punonjëseve të bashkisë së Kolonjës dhe ARRSH kanë normalizuar tërësisht situatën.

Ndërkohë Panariti është në ditën e 33 të izolimit nga bora. Në këtë zonë pritet të kalojë mbi 1 metër dhe izolimi i 200 banorëve të këtij fshati do të vijojë.