Albulena Haxhiu: Festën ta vazhdojmë nëpër shtëpi. Vëmendja tani te numërimi

albulena haxhiu 1100x620

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ishte e para që foli nga radhët e partisë që me sa duket, ka fituar zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.

“Festën ta vazhdojmë nëpër shtëpi. Është me rëndësi të mos tubohemi për shkak të pandemisë, por edhe për shkak të temperaturave. E gjithë vëmendje tani duhet të jetë të puna e komisionerëve dhe e vëzhguesve. Prandaj, të mos festojmë në sheshe, por pranë familjes, duke ditur se ne zemra do të jemi pranë njëri-tjetrit”, i bëri thirrje ajo mbështetësve të Vetëvendosjes.

Një pjesë e madhe e mbështetësve janë mbledhur në Prishtinë dhe qytete të tjera, duke festuar fitoren.