Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Behgjet Pacolli: Kam mbetur i zhgënjyer nga Albin Kurti

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2021, 13:53 | Kosova
Behgjet Pacolli: Kam mbetur i zhgënjyer nga Albin Kurti

Behgjet Pacolli ka treguar në studion e A2 në Prishtinë se ka mbetur i zhgënjyer nga Albin Kurti kur mori drejtimin e qeverisë së tij.

Sipërmarrësi nga Kosova tregon se në kohën kur Albi Kurti mori detyrën asnjë prej liderëve të qeverisë së asaj kohe nuk kishte qenë për t’i dorëzuar detyrën dhe se ishte ai që e realizoi këtë gjë dhe sipas Pacollit, nuk mori asnjë telefonatë falënderimi.

“Kam qenë i sigurt që një ditë do të vijë koha e Albin Kurtit. Votova qeverinë e Thaçit dhe nga karrigia e opozitarit votova dhe qeverinë Kurti. Unë jam demoralizuar nga 52 ditët që qeverisi Kurti. Unë u zhgënjeva jo vetëm nga sjelljet e tij prej meje.

Prej 52 ditësh, nuk mora asnjë telefonatë prej tij dhe pse unë i dorëzova detyrën. Unë e dorëzova detyrën te ministri i tij në mënyrën më dinjitoze. Unë nuk e votova rrëzimin e qeverisë Kurti dhe më ndodhi diçka e pazakontë ku avioni im nuk u lejua të aterronte në Prishtinë”, tha Behgjet Pacolli.

https://a2news.com/2021/02/14/zgjedhjet-ne-kosove-pacolli-qytetaret-e-kane-humbur-respektin-per-voten/
https://a2news.com/2021/02/14/pacolli-per-a2-i-kam-sjelle-kosoves-45-55-njohje-te-reja/

A2 CNN Livestream

Dita jonë