Demokracia në Veprim: Pjesëmarrja në zgjedhjet 19.8% deri në orën 13:00

Untitled collage 2021 02 14T143530.025 1100x620

Procesi i votimit në Kosovë është duke u vëzhguar nga organizata të ndryshme mes të cilave dhe OJQ, Demokracia në Veprim.

Sipas raportimeve të vëzhguesve të kësaj organizate deri në orën 13:00 pjesëmarrja e qytetarëve në votim ka qenë 19.8% me një marzh gabimi 0.52%

“Gjakova dhe Peja kanë regjistruar daljen më të ulët për 2%, ndërsa dalja në Prizren është edhe më e ulët përkatësisht 4% më e pak se mesatarja në nivel vendi. Për dallim, në komunat me shumicë serbe dalja ka tejkaluar për 10% mesataren e daljes në nivel vendi”, thotë DnV.

Gjithashtu, në raportimet e DnV zë një pjesë të rëndësishme dhe zbatimi i masave anti-Covid në këto zgjedhje, ku sipas saj, në 26% të vendvotimeve ato zbatohen pjesërisht ndërsa në 1% masa nuk respektohen fare.