Djokovic bëhet tenisti i dytë me 300 fitore në Grand Slam

djokovic 1 1100x620

Novak Djokovic bëhet sportisti i dytë në historinë e tenisit, që arrin numrin 300 të ndeshjeve të fituara në Grand Slam, pasi mundi më raundin e katërt të Australian Open, Milos Raonic.

Serbi u duk në formë të mirë, edhe pse më frikën që e mbante mbërthyer nga dhimbjet në abdominale nga ndeshja e mëparshme me Fritz dhe arriti që ta mundë Raonic me shifrat, 7-6, 4-6, 6-1, 6-4 në më pak se 3 orë lojë. “Në ndeshje hyra me frikën se do ta ndieja dhimbje, por ishte e durueshme, kështu që munda të luaj dhe të menaxhoj ndeshjen”, u shpreh Djokivic.

Roger Federer është i vetmi sportist që ka arritur më parë 300 fitore në Grand Slam, duke numëruar në total 362, ndërkohë që rivali spanjoll Rafa Nadal numëron 285 fitore në Grand Slam. Në 14 vitet e fundit Djokovic ka arritur të kualifikohet 12 herë në çerekfinalet e Australian Open.