Një ndër njerëzit më të pasur të botës, Jeff Bezos është fotografuar së bashku me të dashurën e tij Lauren Sanchez, gjatë “arratisjes” për Shën Valentin në Cabo.
Vetëm dy javë më parë ish-CEO i Amazon dha dorëheqjen nga detyra e tij dhe duket se po e shijon shumë periudhën pas saj.
Jeff Bezos vendosi të tërhiqet këtë vit nga kompania që e themeloi vetë, për t’u bërë kryetar ekzekutiv.
Ai ia kaloi përgjegjësinë Andy Jassy, që punon prej 24 vitesh në Amazon, dhe që drejtonte më herët divizionin e “cloud computing” të Amazon. Megjithëse nuk është një figurë publike si Bezos, Jassy është “rritur” bashkë me kompaninë.