Gjendet një person i mbytur në liqenin e Pogradecit

Screenshot 2 1

Gjendet i mbytur një shtetas, i paidentifikuar në liqenin e Pogradecit.

60-vjeçari u gjet në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Qytetit”, buzë liqenit të Ohrit.

Nga këqyrja paraprake e trupit të tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Trupi i pajetë do të dërgohet në morgun e Spitalit, nga ku do të pritet ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.