Hoxhaj: Qytetarët e Kosovës zgjedhin mes integrimit ndërkombëtar ose izolimit

hoxhaj 1100x620

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, njëkohësisht kandidat për kryeministër, votoi në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë.

Pas votimit, Hoxhaj u shpreh: “Sot flasin qytetarët e Kosovës. Sot, ata janë para opsionit të rimëkëmbjes ekonomike, stabilitetit politik dhe integrimit ndërkombëtar, apo para opsionit të mjegullës dhe izolimit ndërkombëtar. Sot është verdikti më i rëndësishëm”.