Koronavirusi në Itali, mbi 11 mijë të infektuar, ulen viktimat

Itali coronavirus 1100x620

Bilanci italian i koronavirusit vijon të shënojë ulje. Kështu, në 24 orët e fundit janë regjistruar 11,068 infeksione krahasuar me afro 14 mijë që ishin një ditë më parë. Rastet e reja vijnë nga 205,642 testime.

Po ashtu autoritetet kanë raportuar 221 vdekje ndërkohë që bilanci i djeshëm flistë për 313 viktima. Me shifrat e sotme, numri i fataliteteve që nga nisja e pandemisë në vendin fqinj shkon në 93,557.

Për shkak të variantit të ri të koronavirusit, Italia vijon të jetë nën masa të rrepta sigurie.

Kështu kalimi nga një rajon në tjetrin mbetet i ndaluar deri më 25 shkurt, ndërkohë që rajone si Toskana, Abruzzo dhe Liguria, kalojnë në “zona portokalli”, me masa më të kufizuara, që parashikon ndër të tjerat mbylljen e restoranteve.