Kryeministri Hoti: Procesi, përmbushje e standardeve evropiane

14 SHKURT 2021 ZGJEDHJA E KOSOVES P7 frame 218576 1100x620

Kryeministri Avdullah Hoti ka pranuar humbjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme, por tha se procesi i rregullt zgjedhor tregoi një kulturë demokratike që është vendosur në vend, që është përmbushje e standardeve evropiane.

“Unë ju falënderoj për besimin e dhënë. Por, rezultatet preliminare janë krejt tjera prej atyre që kam pritur. Prandaj, unë e marrë përgjegjësinë e plotë për këtë rezultat zgjedhor të LDK-së. Në ditët në vijim do të diskutoj gjerësisht me organet e LDK-së për këtë përgjegjësi”, tha Hoti.

“Pres që KQZ-ja të përmbyllë sa më parë procesin e numërimit të votave dhe certifikimit të rezultateve, që t’i hapet rrugë themelimit të institucioneve të reja të vendit. Unë do të jem gjithmonë mirënjohës për mundësinë që më është dhënë nga LDK-ja për t’u shërbyer qytetarëve dhe do të mbetem mbrojtës i pakompromis i demokracisë dhe orientimit pro-perëndimor të Republikës se Kosovës. LDK-ja do të jetë opozitë konstruktive në mbrojtje të interesit të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Qeveria në detyrë do të kujdeset për mbarëvajtjen e punëve deri në zgjedhjen e qeverisë së re nga Kuvendi i Republikës”, tha Hoti