Osmani e quan Kurtin “kryeministër”: Nesër lind diell i ri për Kosovën

14 SHKURT 2021 ZGJEDHJA E KOSOVES P7 frame 235595 1100x620

Pasi morën urimet e të gjithë kundërshtarëve politikë, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani dolën para medias dhe publikut.

Duke e quajtur Kurtin “kryeministër”, Osmani tha se kjo ishte “nata e bardhë” e Kosovës. “Sot vota juaj kumboi si kurrë më parë. E kemi pritur të gjithë këtë ditë, por vota juaj solli ndryshimin aq shumë të pritur dhe dëshiruar”, tha Osmani.

“Përgjegjësia që na keni dhënë është edhe nder i madh. Ky nuk është mandat për hakmarrje, dhe as i kthimit prapa. Është kapitull, i punëve që do të kryhen, mandat ku garantojmë mirëqenie dhe sigurojmë drejtësi. Do të jetë qeveria juaj, këtë ua premtoj. Sot u bë e qartë që qytetarët e Kosovës e ndëshkojnë keq qeverisjen. Kjo është së pari fitorja juaj. Misioni ynë mbetet integrimi në institucionet euroatlantike dhe miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sot fillon puna për ndryshim, për të na bashkuar përtej dasive. Ishte nder i veçantë që të punojmë bashkë me kryeministrin Kurti, i cili deri këtu ka punuar me nder. Si presidente e juaja do të sigurohem që interesi im kombëtar të jetë mbi gjithçka tjetër. Do të jem zëri juaj i munguar për kaq shumë kohë. Nesër lind diell i ri për Kosovën”.