Pacolli për A2: I kam sjellë Kosovës 45-55 njohje të reja

14 SHKURT ZGJEDHJE KOSOVE LIVE P2 frame 129243 1100x620

Gjatë intervistës për gazetaren e A2, Alba Alishani, kreu i AKR, Behgjet Pacolli, bëri dhe një rezyme të karrierës së tij si politikan në Kosovë.

Ai u shpreh se shpesh herë është akuzuar për servilizëm ndaj pushtetit, por në të vërtetë ka kontribuar vetëm për të mirën e vendit dhe se me angazhimin e tij pa asnjë lloj interesi i ka sjellë Kosovës 45-55 njohje nga vendet e tjera.

“Unë i dhashë krahun proceseve. Mbështeta qeverinë në miratimin e Kushtetutës, ligjeve, himnit, demarkacionit. Këtu shumë qytetarë menduan se u bëra servil i pushtetit. Nuk jam penduar për këtë gjë dhe do ta bëja sërish.

Unë kam kontribuar për ndërtimin e shtetit dhe i kam shërbyer qytetarit. Kam kuptuar qëllimet e secilit, sidomos liderëve partiakë dhe mënyrën se si funksionojnë. Unë kam punuar për shtetin dhe asgjë nuk kam kursyer. Sot, mund të thuhet se mes 45-55 njohje i kam sjellë Kosovës, pa interes vetëm pse i duheshin shtetit të ri”, deklaroi Pacolli.