Pamje të pazakonta nga Skocia, motit të keq nuk i shpëtoi as Britania e Madhe

Muaji shkurt është karakterizuar nga moti i ftohtë, me shi e dëborë në pjesën më të madhe të Europës, të cilit nuk i shpëtoi as Britania e Madhe, që aktualisht është në ditët e fundit të motit ekstrem para se temperaturat të ngrihen deri në 10 gradë celsius.

Pamje të pazakonta janë shpërndarë nga Skocia, aty ku disa automjete janë të mbuluara nga dëbora me ngjyrë kafe, e cila dukej më shumë si një zonë në shkretëtirë.

10 shkurti ishte dita më e ftohtë në 26 vitet e fundit në Britaninë e Madhe, ku termometri arriti në disa zona deri në -23 gradë celsius.

Rrugë të bllokuara, ndërprerje energjie, por edhe pamje mahnitëse nga stina e dimri dhuroi kjo valë të ftohti në ishull.