Përfaqësuesi i Vetëvendosjes në Shqipëri: Nëse nuk arrihet fitorja e plotë do bëjmë koalicion me pakicat kombëtare

Boiken Abazi, përfaqësuesi i Vetëvendosjes në Shqipëri, deklaroi se Vetëvendosje pret një fitore historike me 61 mandate.

Duke folur në A2 për zgjedhjet e Kosovës, Abazi u shpreh se Lëvizja Vetëvendosje pret një fitore të plotë, por ne rast të kundërt ajo do të bëjë koalicion me pakicat kombëtare, duke përfshirë ato boshnjake, turke apo rome.

Abazi shtoi se ata janë të hapur për bashkëpunim edhe me partitë e serbëve lokalë të Kosovës që nuk kanë lidhje me listën Serbe.

“Pritet një fitore historike. Pritet që Lëvizja Vetëvendosja të marrë 61 mandate. Ky është synimi. 61 mandate nga një Parlament që ka 120 vende dhe ku 20 janë të rezervuara për pakicat kombëtare. Dhe ku vetëm 100 janë për partitë politike shqiptare. Pra jemi duke folur për 61 nga 100, dhe kjo e bën një moment historik për Kosovën. Besojmë se pas këtij rezultati do të jetë e pashmangshme që të reflektojë edhe në Shqipëri, edhe Maqedoninë e Veriut si një kërkesë e qytetarëve shqiptarë që kërkojnë ndryshim rrënjësor në trevat shqiptare.

Do ta bëjmë shumicën. Kemi në listën tonë edhe 14 kandidatë nga lista e Vjosa Osmanit. Kemi kandidatë Brenda renda listës tonë që nuk janë Brenda një partie siç është zonja Vasfie Krasniqi Goodman, që është bërë simbol i rezistencës së grave shqiptare që kanë vuajtur nga mjetet e luftës që përdori Serbia që nuk u kursye duke përdorur edhe përdhunimin si armë lufte. Ajo e ka dencouar këtë gjë brenda Kongresit amerikan dhe në Kuvendin e Kosovës.

Ka një listë me emra, me personalitete që e bëjnë shumë të vështirë që shqiptarët e Kosovës të mos i kthejnë sytë nga Lëvizja Vetëvendosje ose nga emrat e veçantë që janë aty. Fitorja do jetë e plotë. Do të kemi 61 mandate. Nuk është e domosdosshme që të shikohen subjektet e tjera politike shqiptare. Mundet të shikojmë nga pakica kombëtare boshnjake, rome, turke, egjiptiane, ashkali që gjithashtu marrin vende të rezervuara në Kuvendin e Kosovës. Ne do të jemi të gatshëm të bashkëpunojmë edhe me parti politike të serbëve lokalë të Kosvës që nuk kanë lidhje me Listën Serbe, që është e kontrolluar nga politika profashiste e Vuçic. Ata nuk marin vendime vetë dhe nuk e njohin pavarsinë e Kosovës. Pra, jemi të hapur për bashkëpunim me pakicat kombëtare, para së të shhikojmë subjetet e tjera politike.”, u shpreh Abazi.