Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Princ William dhe Kate Middleton, gati për bebin e katërt mbretëror

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2021, 20:05 | Lifestyle
Princ William dhe Kate Middleton, gati për bebin e katërt

Princi William dhe dukesha Kate Middleton ndihen gati për tu bërë sërish prindër. Mediat e huaja bëjnë me dije se çifti po përgatiten për një bebush tjetër mbretëror dhe mbretëresha Elizabeth s'mund të ishte më e lumtur.

"Një fëmijë i katërt ka qenë gjithmonë pjesë e planeve të Kate. Ajo u tërhoq nga kjo ide për shkak të pandemisë, por pas vaksinës ka dritë në fund të tunelit. Princi George dhe vogëlushja Charlotte do t'i rikthehen shkollës në prill dhe Kate është gati për një tjetër pritje të ëmbël."

Sikurse bëhet me dije, fillimisht princi ishte skeptik për vendimin por tani duket I emocionuar dhe po e pret me padurim.

“Ideja e një të katërti e emociononte. Gjithsesi, dëshira e madhe e Kate, e frymëzoi dhe është gati për ta zgjeruar edhe më familjen e madhe.", thotë burimi për US Weekly.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu