Probleme në votim nga moti i keq, PDK: Jemi të shqetësuar nga mosangazhimi i qeverisë për pastrimin e rrugëve nga bora

PDK zedhenesi 1100x620

Partia Demokratike e Kosovës, në daljen e parë përpara mediave ditën e sotme, ka denoncuar atë që e quajti “mosangazhim të qeverisë për t’i lehtësuar votën qytetarëve”.

“PDK ka marrë shumë reagime nga qytetarët, të cilëve u është pamundësuar e drejta e ushtrimit të votës, për shkak të kushteve atmosferike. Shprehim shqetësim për mosangazhimin e institucioneve për mospastrimin e rrugëve, për mosangazhimin e qeverisë për t’ia lehtësuar qytetarëve procesin e votimit”, tha zëdhënësi i PDK-së.

“Nuk duhet lejuar që faktorë të jashtëm të zbehin votën e qytetarëve”, shtoi zëdhënësi.