Qentë e braktisur bëhen pjesë e javës së modës në Nju-Jork

Organizatorët e Javës së Modës në Nju-Jork kanë gjetur një mënyrë krejt të veçantë për të tërhequr vëmendjen e të pranishmëve në evenimentin e këtij viti.

Qen të braktisur janë përzgjedhur nga strehëzat e kafshëve për të ecur në tapetin e kuq të një prej ngjarjeve më të rëndësishme të modës së lartë.

Ndonëse të hutuar, kafshëzat e dashura u shfaqën në skenë të veshur si mos më mirë, duke shkaktuar hilaritet mes ndjekësve.